Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urimi më i veçantë në 2-vjetorin e djalit të Dr. Florit

Urimi më i veçantë në 2-vjetorin e djalit të Dr. Florit
September 08
10:08 2016

Djali i të ndjerit Dr. Flori, Danieli, feston sot dyvjetorin e lindjes. Sigurisht që urimet janë gjithmonë të pranishme në çdo ditëlindje, por më i veçanti është padyshim ai i nënës.

Sot, në ditën e lindjes së vogëlushit, mamaja e tij e ka uruar përmes fjalësh të ëmbla e plot dashuri. Ashtu siç shihet në postimet që ajo bën në Instagram, Danieli është një fëmijë i veçantë dhe shumë i këndshëm. Mjekët që në tremujorin e parë të zhvillimit si embrion e kanë diagnostikuar me një kromozom më shumë. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë të jetojë jetën si gjithë fëmijët e tjerë. Ashtu si vetë Blerina e ka pohuar, ardhja në jetë e Danielit i ka dhënë lumturi dhe e ka bërë gjithçka më të bukur.

“Gëzuar ditëlindjen, Daniel! Ti e bëre jetën time të bukur! Të dua dhe jam shumë krenare për ty!”- shkruan mami Blerina në Instagram.

Edhe ne i urojmë Danielit të vogël të bëhet 100 vjeç!/Blitz.al/

Gezuar ditelindjen Daniel! Ti e bere jeten time te bukur! Te dua dhe jam shumë krenare per ty!

A photo posted by Blerina Lecini (@blerinakondi) on

Shperndaje