Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urimi i veçantë i kryeministrit për nënën e tij

September 01
09:18 2016

Sot është një ditë mjaft e veçantë në familjen e kreut të Qeverisë, për shkak se nëna e kryeministrit, Aneta Rama, feston sot ditëlindjen e saj të 78-të. I biri ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë krejt të veçantë, përmes anëtarit më të vogël të familjes.

Në një postim të pak minutave më parë në rrjetet sociale, Edi Rama shkruan “Nona edhe 100”, përbri fotos ku shihet Zaho teksa shtrëngon e puth plot dashuri gjyshen e tij.

Kryeministri Rama e ka kthyer tashmë në një traditë urimin përmes dedikimeve të veçantë në rrjetet sociale. Ndër të tjera, sjellim ndërmend urimin e tri viteve më parë, pikërisht për 75-vjetorin e Aneta Ramës. “Edhe 100 mam” shkruante Edi Rama bashkangjitur fotografisë ku familja shfaqej duke festuar.

/Blitz.al/

Shperndaje