Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urimi i veçantë i Diellza Kolgecit: Gratë që shkatërrojnë barrierat nuk njohin limite

Urimi i veçantë i Diellza Kolgecit: Gratë që shkatërrojnë barrierat nuk njohin limite
March 08
13:24 2017

Aktorja e njohur e “Dashuria e Bjeshkëve të Namuna” ka zgjedhur që ditën e sotme kur të gjithë festojnë ditën e gruas, të urojë në një mënyrë të veçantë. Në Facebook-un e saj ajo ka postuar një foto ku shfaqet e zhveshur me trupin e lyer në ngjyrë bronzi duke mbajtur në duar globin që simbolizon botën.  Bashkangjitur në foto shkruhet një poezi e cila lartëson figurën e gruas duke e quajtur, dritë, qiell, hënë, paqe luftë vuajtje shkëmb apo shpirt. Vetë  gruaja është një qënie e cila gjithnjë është kondieruar si sunduesja e ndjenjave të ndërthurura, të larmishme, një figurë e dashurisë apo dhe e sakrificës për fëmijën e saj.

“Ato gra që shkatërrojnë barrierat ato nuk njohin limitet, guximi më i madh për mua është të jesh vetja…urime 8 marsi’,  shkruan Diellza.

Sigurisht që ky mesazh i aktores është shumë kuptimplotë e domethënës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje