Urimi i pazakontë i Julkës: “U bë një vit që ky burri ma ka mbledh rrup sup…”

Julka Gramo në llogarinë e saj në Instagram nuk kursehet asnjëherë për t’u treguar ndjekësve të saj çaste që ndan së bashku me dy djemtë, Ian dhe Greg, si dhe me bashkëshortin e saj Andi Gramo. Këtë mëngjes, Julka ka ndarë një copëz tjetër ndjesie duke qenë se në familjen e saj festohet njëvjetori i djalit të vogël, Greg.
Julka, duke përdorur fjalët e ngrohta të një nëne, por duke e miksuar gjithashtu me natyrën e saj tejet karizmatike, ka shkruar një urim sa emocionues, aq edhe argëtues:
“U bë një vit që ky burri i vogël (tërmet) ma ka mbledh rrup sup. U bë një vit që përjetoj lumturi në përmasa gjigante (lodhje e luftë në po të njëjtat përmasa )… Greg, aspak si vëllai i tij, më ka mbajtur të mbërthyer pas vetes gjatë gjithë kohës, nuk më linte të ikja, më donte të gjithën për vete dhe në fakt mirë ka bërë! Kam shijuar çdo sekondë me të dhe jam kaq e lumtur. Greg (apo Gego, siç e thërrasim ne në zhargonin e përditshëm), nuk ka FB apo Insta që të lexojë urimet dhe ndjenjat e mamit në një ditë specifike, por fundja nuk ka nevojë se ia shpreh mami çdo ditë e çdo moment. Uroj qe ai dhe të gjithë fëmijët e tjerë të rriten në një botë ku paqja të mbizotërojë, në një botë që u jep mundësinë të jetojnë sa më shumë fëmijërinë e tyre, në një botë të denjë për ta… Dhe meqë sot u bë 1 vjeç, babi @andygramm të lutem lexoja pak këtë pjesën: Ka ardhur koha që të bëhesh pak më i pavarur dhe ta lësh mamin të largohet pak më tepër. U rrite tani! P.s. S’e kisha menduar kurrë që do të isha kaq e lumtur si mami i dy çunave!” – ka qenë urimi i plotë i mami Julkës.
Edhe ne gjejmë rastin t’i urojmë ditëlindjen Gregut të vogël, duke i uruar që të jetojë gjithnjë i rrethuar me kaq shumë dashuri! /Blitz.al/