Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urimi i David Beckham për ditëlindjen e së bijës do t’ju emocionojë pa masë

July 11
17:32 2016

Vajza e David Beckham, Harper, është vënë shumë herë në qendër të vëmendjes së mediave kryesisht për pozat e saj si një modele e lindur, por këtë të hënë ka “vjedhur” zemrat e të gjithëve me një fotografi që vetë David ka shpërndarë në Instagram.

41-vjeçari ka shpërndarë një fotografi ku e bija e puth në faqe dhe ka treguar se e ka bërë këtë gjë për një rast të veçantë: 5-vjetori i saj. “Gëzuar ditëlindjen për këtë zonjushë të bukur! Për 5 vite, vogëlushja Harper na ka sjellë shumë dashuri në familjen tonë. Është kaq speciale në drejtime të ndryshme dhe unë jam me shumë fat të kaloj çdo ditë pranë këtij shpirti të bukur. Ne të adhurojmë vogëlushe! Gëzuar ditëlindjen! Me dashuri, babi”, – ka shkruar Beckham poshtë fotografisë.

Gjithashtu edhe Victoria Beckham nuk ka ngurruar të shpërndajë një fotografi në Instagram për ditëlindjen e të voglës së saj. “Gëzuar ditëlindjen, vogëlushe! Ne të gjithë të duam shumë! Puthje nga mami”, – ka shkruar ajo poshtë fotografisë.

Duhet theksuar se çifti David dhe Victoria Beckham janë nga më të preferuarit në showbizz-in botëror dhe se shumë herë ata janë në fokus për modelin e mirë të prindërimit.

 

 

Shperndaje