Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urimi i Agronit për të bijën, kritikë për rrjetet sociale: Ma kujtoi FB ditëlindjen, po s’më bëre “like” më mbetet qejfi

Urimi i Agronit për të bijën, kritikë për rrjetet sociale: Ma kujtoi FB ditëlindjen, po s’më bëre “like” më mbetet qejfi
August 22
10:40 2017

Agron Llakaj është një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Ai nuk është vetëm një nga aktorët më të suksesshëm në Shqipëri, por edhe një kryefamiljar i përkushtuar dhe i afërt me fëmijët. Ditën e sotme, vajza e tij Alkida feston ditëlindjen. Ndryshe nga të tjerët, Agroni ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i thënë disa fjalë së bijës.

“Alkida ime! Bija ime… më njoftoi Facebook-u se sot ti ke ditëlindjen, e çuditshme! Të kam fëmijën tim, por edhe “friend” në Facebook. Si erdhën kohërat, edhe pse të kam ngjitur në krah duhet patjetër të të uroj nga celulari. Ja, kështu siç jemi mbledhur të gjithë bashkë, të gjithë me kokën ulur mbi Iphone, të gjithë të urojmë ty, secili më vete. Unë nuk di si po të uron yt shoq apo jot bijë. S’di si po të uron yt vëlla apo kunata jote. As që e mendoj se si po të uron mami se ja ku po ta them por mos ma nxirr fjalën. Mami ka qarë kur u linde ti! Unë u gëzova se ti u bëre motiv i jetës sime dhe tonës! Mos ta zgjas se po zgjat kokën mami nga celi im (çështje vesi). Edhe 100 zemër e babit! Të them si atëherë kur ishe 1 vit. Të dua sa qielli e sa toka!
P.s.: Do më mbetet qejfi po s’më bëre “like”!”- shkruan aktori i njohur në Facebook.

Mes urimit të tij ka shumë të vërteta të kohës së sotme dhe afeksionit të njerëzve ndaj rrjeteve sociale. Megjithatë, Agroni i ka thënë fjalët më të bukura Alkidës, që e do sa toka dhe qielli!/Blitz.al/

Shperndaje