Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urimet që bënë të lumtur Flori Mumajesin në ditën e tij të lindjes

August 24
16:17 2016

Çiljeta

Kantautori dhe producenti, Flori Mumajesi ditën e djeshme ka festuar 34 vjetorin e lindjes. Ai është një nga artistët më të pëlqyer për publikun shqiptar dhe urimet për të kanë qenë të shumta. Jo vetëm fansat por edhe kolegët i kanë dedikuar urime të përzemërta nëpërmjet profileve në rrjetet sociale. Me fjalë të sinqerta miqtë e tij më të afërt e kanë kujtuar përmes momenteve apo kujtimeve që ruajnë në memorien e tyre.

Çiljeta Xhilaga e ka kujtuar Florin përmes nofkës me të cilën i drejtohej vitet e para të miqësisë, Klajdi Haruni, Stresi  dhe Bruno e kanë  quajtur vëlla e Argjentina Ramosaj e ka uruar nëpërmjet muzikës, bashkëpunimit të suksesshëm me titull ”Ku ishe ti”. Bledi Shkëmbi, ish-kapiteni i Skënderbeut ka shprehur mirënjohje që ka një mik si Flori ndërsa  Julka, një nga mikeshat më të hershme të Florit e ka quajtur një artist unik. Elvana Gjata  e ka përgëzuar dhe ka shkruar se ndihet krenare për gjithçka ka arritur Flori deri tani.

Flori i emocionuar nga urimet i ka falenderuar fansat dhe miqtë me këto fjalë:

“Faleminderit që ma shtoni ritmin e lumturisë! Faleminderit të gjithëve për urimet… Më keni shtuar sot dhe ritmin e zemrës.”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje