Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urdhëri i pazakontë i gjykatës: Sportisti i njohur duhet ti nënshtrohet testit të atësisë 137 herë

Urdhëri i pazakontë i gjykatës: Sportisti i njohur duhet ti nënshtrohet testit të atësisë 137 herë
January 12
10:32 2019

Ndërkohë që mediat janë të gjitha të përqëndruara te Cristiano Ronaldo dhe historitë të cilat rrëfehen nga ish të dashurat e tij, sportistit të njohur Tiger Woods një gjykatë amerikane i ka urdhëruar ti nënshtrohet testit të atësisë 137 herë. Ndryshe i quajtur dhe si testi i ADN-së.

Ky urdhër gjykate vjen pasi për yllin e golfit dhe dikur sportistin më të paguar në planet, ka pretendime nga 121 gra të ndryshme, të cilat thonë se kanë qenë të dashurat e tij dhe kanë fëmijë me të.

 

View this post on Instagram

 

In Australia for @presidentscup prep! It’s an honor to be chosen Captain of the 2019 American Team.

A post shared by Tiger Woods (@tigerwoods) on

Shumë prej këtyre grave të pranishme në seancën gjyqësore, kanë qarë nga gëzimi kur gjykatësi ka dhënë këtë vendim, sepse kanë mbi 7 vjet që kërkojnë të njihet Woods si babi i fëmijëve të tyre. Gjykata i ka lënë sportistit 30 ditë kohë për t’ju nënshtruar testit të ADN-së, në të kundërt do të përballet me gjoba të shumta ose më keq akoma me një dënim më të rëndë. Por për këtë duket se nuk do të jetë nevoja pasi avokati i Tiger Woods ka konfirmuar faktin që klienti i tij është i gatshëm ti bindet urdhërit të gjykatës dhe të bëjë çdo lloj testi që ata kërkojnë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje