Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Upssss! “C’est La Vie” sapo i zbuloi “sekretin” Dafina Zeqirit!

Upssss! “C’est La Vie” sapo i zbuloi “sekretin” Dafina Zeqirit!
November 12
21:30 2017

Tashmë, Dafina Zeqiri është kthyer në një nga këngëtaret më të perfolura shqiptare, pas publikimit të albumit të saj të parë në SHBA, “Kings”.

Madje, një ditë para daljes në treg të “Kings”, Harper Bazaar i kushtoi këngëtares shqiptare një artikull të tërë, ku shpjegonte të gjithë rrugëtimin e saj nga Shqipëria drejt e në krijimin e “Kings”.

Edhe pse tashmë do na duhet të mësojmë këngët e reja të Duffyt, sërish nuk mund të harrojmë edhe ato “të vjetrat” si “Na” në bashkëpunim me KAOS, të cilën shumë e akuzuan për ngjashmëri me këngën e famshme, “All That You Want” të Ace of Base.

Mbrëmjen e sotme, dyshja Thumb-Offchestra sollën në skenën e C’est La Vie një version mix të hitit të Ace Of Bace dhe pak nga “Na” duke krijuar një atmosferë sicc dinë vetëm ata të tre.

Nga ky version alla-Thumb u vu re se “Na” dhe “All That You Want” dukeshin sikur janë një këngë e vetme, e risjellë në një version më modern.

Kështu që, herën tjetër që Dafinës do t’i duhet të performojë këtë këngë, sugjerojmë të zgjedhe këtë version sepse me siguri do ta ketë publikun me vete. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje