Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ups, fustani i mrekullueshëm i Jennifer Ansiton në “Oscar” paska qenë i kopjuar!

Ups, fustani i mrekullueshëm i Jennifer Ansiton në “Oscar” paska qenë i kopjuar!
February 28
08:16 2017

Pra, le të themi se nuk kopjojnë vetëm artistët shqiptarë, që shpesh i “kryqëzojmë” se pse veshin të njëjtat kombinime me kolegët.

Ka ndodhur me Jennifer Aniston dhe Jennifer Lopez të veshin identikisht të njëjtin fustan! Fustani me të cilin është paraqitur në “Oscar” Aniston është kopje me atë të cilin është paraqitur Jennifer Lopez teksa performoi krah ish-bashkëshortit të saj Marc Anthony, në Madison Squere Garden, vjet në gusht.

Duhet thënë se të dyja vajzat janë dukur mjaft bukur me këtë fustan dhe ndryshe kanë pasur aksesorët dhe modelin e flokëve.

Fat i mirë është që nuk veshi të njëjtin fustan që më parë ka veshur Angelina Jolie, sepse aty po që do të niste drama… /Blitz.al/

Shperndaje