Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UPS! E morëm më sysh përrallën e Emina Cunmulajt, ja çfarë ndodhi në arratisjen romantike me jaht

UPS! E morëm më sysh përrallën e Emina Cunmulajt, ja çfarë ndodhi në arratisjen romantike me jaht
June 21
09:54 2017

Ditën e djeshme, të gjitha portalet kanë shkruar për magjinë që po kalonte modelja Emina Cunmulaj në arratisjen e saj romantike për 2-vjetorin e martesës së bashku me bashkëshortin e saj Sam Nazarian.

Dyshja simpatike udhëtoi me jahtin e tyre duke u larguar për pak kohë nga zhurma e qytetit. Por diçka e pakëndshme ka ndodhur teksa ata kanë qenë duke lundruar. Disa dallgë të larta e të forta kanë bërë që të kishte shumë tundje në jaht, gjë që sigurisht ka sjellë pakënaqësi dhe trysni te modelja.

Bashkëshorti i saj e ka marrë më me sportivitet duke e kaluar gjithçka me humor e duke postuar video në Instastory-n e Eminës, duke u përpjekur që t’i ngrinte asaj humorin.

Në fund gjithçka ka kaluar me sukses dhe çifti ka shijuar darkën e parashikuar që më parë. Emina, na fal, të morëm më sysh mesa duket! /Blitz.al/

 

Shperndaje