Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Unë mbaja familjen”- Arbana Osmani zbulon përse ishte ngelëse në lëndën e Iris Luarasit

“Unë mbaja familjen”- Arbana Osmani zbulon përse ishte ngelëse në lëndën e Iris Luarasit
October 22
09:42 2019

E ftuar mbrëmjen e së shtunës  në emisionin “Shiko kush Luan”, në një nga rubrikat e lojës, Iris Luarasi zbuloi emra e njohur të ekranit që i ka ngelur në lëndën e saj si pedagoge e gazetarisë.

Irisi përmendi publikisht emrat e Arbana Osmanit apo Jonida Shehut, si studente ngelëse në lëndën e saj në Fakultetin e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës.

Irisi tha se Arbana nuk e frekuentoi lëndën “Gazetaria e Radios” dhe për pasojë përsëriti lëndën.

Lidhur me këtë deklaratë të pedagoges ka reaguar së fundmi edhe Arbana Osmani.

Moderatorja ka treguar se lëndën nuk e ka frekuentuar sepse ishte në punë dhe me ato para mbante familjen, duke qenë se i ati ishte i papunë.

“Në vitin e dytë të fakultetit për mua që punoja në “Top Albania Radio”, ishte i pamundur frekuentimi i të gjitha lëndëve.  Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në atë kohë kur im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi të vogël me qera, puna ime ishte shumë e rëndësishme. Përveç kësaj, isha duke ndjekur edhe pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve e kanë mbështetur, me përjashtime shumë të rralla, siç ishte rasti i Zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi, pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte, por atë vit zgjedhja për mua ishte puna. Do të doja shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetaria e Radios” ishte lënda ime e preferuar ( dhe në fakt vlerësimi pastaj për mua ka qenë 10) por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12  pikërisht kur fillonte leksionet Zysh Irisi”, shkruan Arbana./Blitz.al/

Share