Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Unë jam Capital T dhe para më vjen Ledri Vula!

Unë jam Capital T dhe para më vjen Ledri Vula!
October 14
13:10 2017

 

Ata të dy janë ndoshta dy prej reperave më të mirë që muzika shqiptare ka parë ndonjëherë dhe kjo nuk ka nevojë për replikë! Që në fillimet e tyre, edhe Ledri, edhe Capital T kanë ditur të sjellin diçka ndryshe që është kthyer në në të preferuarën e publikut dje… edhe sot.

Ndonëse i pari e nisi si pjesë e Skillzave (dhe Babastars), sot është shndërruar në ikonën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo edhe Diasporë dhe mjafton një, “Jam Vula!” dhe të gjithë do të fillojnë të flasin për Ledrin.

Nga ana tjetër, Trimi apo Capital T ka arritur të marrë më të mirën nga daja i tij, 2Po2, emër i konsoliduar tashmë në historinë e repit në Shqipëri e më gjerë ku ka shqiptare, por nuk është mjaftuar me keq. 26 vjeçari ka ditur të bëjë një miks të bukur të modernes me atë tradicionale dhe ka krijuar markën e tij në një treg si i ynë, por tashmë po kalon edhe kufinjtë me turneun e ri ndërkombëtar.

Dhe deri këtu kemi të bëjmë me dy reperat më në zë të momentit që duam, s’duam ne, duan, s’duan ata, kanë marrë, po marrin dhe do të vazhdojnë të marrin nga njëri-tjetri sepse kështu ndodh në të gjithë globin. Fundja, edhe Rick Ross ka marrë nga Jay Z, ashtu edhe Jay Z nga ai… pra, aty ku thelbi është arti dhe kreativiteti, marrëdhënia marr-jap është prezente.

Ajo që ne kemi vënë re është se Ledri ecën shpesh një hap para Capital T-së.

  • Këtë mund ta vemë re në rrjetin social Instagram. Hidhini një sy më poshtë…

(Profili i Ledrit në Instagram)

 

(Profili i Capital T në Instagram)

Ja, jua shpjegojmë ne.

Feed-i apo timeline-i apo kryefaqja e dy reperave është paksa e ngjashme. Të dy postojnë foto apo nga koncertet (ku na e bëjnë zili pse nuk jemi në çdo koncert të tyre) ose nga puhsimet e tyre dhe zakonisht janë me rregull 3-shi alla-Instagram. Me pak fjalë, kur postojnë sigurohen të postojnë 3 foto/video në të njejtën kohë dhe kështu krijohet një pamje e kënaqshme (dhe cool) e Instagramit.

Ama, i pari që e nisi këtu ishte Vula gjatë verës së 2016-ës, ndërkohë që T e ka nisur këtë formë postimi në Janar të këtij viti.

 

  • Të dy “çunat” sollën këtë verë dy prej bashkëpunimeve më të suksesshme të vitit, “Nona” dhe “Andiamo”.

Ledri erdhi në 25 qershor bashkë me Young Zerkën me “Nona” ndërkohë që një muaj më vonë, Capital T bashkoi forcat me Ardian Bujupin për të sjellë “Andiamo”. Koeçidencë? Prisni se ka akoma.

 

  • Një ditë pas publikimit të “Andiamo”, Ledri dhe Buta vijnë me “Mbi Re” një këngë ndryshe në tregun e repit në Shqipëri. Një bashkëpunim i rrymës “trap” nga një emër i ri, por premtues si Buta dhe një emër “big” i skenës si Ledri.

Në shtator, edhe Capital T do të vinte me një këngë të kësaj rryme, “Ulu” në bashkëpunim me 2Po2. Sërish koeçidencë?

 

  • Vula lajmëroi para dy ditësh publikimin e këngës së tij më të re, e cila do ta vijë në 15 tetor, këngë e cila me gjasë do të ketë “vulën” e producentit të Beyonce. (Kliko këtu).

Po në të njejtën ditë, edhe Capital T lajmëron publikimin e këngës së tij të re, por ndryshe nga Ledri ai ka zgjedhur të na mbajë nën “presion” duke shkruar vetëm “së shpejti”.

Shikojini pak foto më poshtë.

Nëse do ta vini re, edhe forma e lajmërimit është e njejta: 3 foto njësoj që postohen menjëherë.

Çuna, t’ju japim ne të Blitz.al një mendim? Pse nuk bëni një bashkëpunim që t’u jepni të dyja kampeve atë që dini të bëni më mirë: muzikë dhe rep të vërtetë!? Kështu do ta bënim gjumin të qetë të gjithë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje