Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Unë e lë po desha, jo se duhet”- gazetarja shqiptare thumbon arritjet e vajzave të ekranit

“Unë e lë po desha, jo se duhet”- gazetarja shqiptare thumbon arritjet e vajzave të ekranit
April 13
16:24 2019

E ftuar këtë javë në barin e “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ishte gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj. Me sinqeritetin e të qenit në një bar, ajo ka folur për shumë aspekte të punës në televizion. Po kush është një person në ekran që i është dhënë mundësia më shumë sesa e meriton?

“Ka disa, po ti do të më futesh në sherr mua. Ka shumë dhe më të vërtetë janë shumë sepse në përgjithësi në Shqipëri prototipi i femrave në ekran është që janë të bukura ose janë të paafta ose ngelin aty dhe nuk e dinë që janë aty.”
Por cila është arsyeja
“Për veten time përgjigjen ja kam dhënë me kohë, kur isha 20 e ca vjeç dhe thashë se shumë vajza bënin atë që unë nuk bëja dot. Unë nuk e bëja dot. Mua më shihni kështu, por unë jam vajzë me moral. Unë e lë po desha, jo se duhet.”- ka përfunduar gazetarja.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje