Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Uau! Gwen Stefani nuk ishte shfaqur kurrë kështu…

May 14
11:02 2016

Gwen Stefani - Instagram

Gwen Stefani - Instagram
Picture 1 of 1

Gwen, ti je kjo? Gwen Stefani ka shpërndarë një selfie pa make-up në profilet e saj në rrjete sociale dhe njerëzve duket se u është dashur të kontrollojnë disa herë derisa të besojnë se është vërtet ajo. Stefani është një nga ato personazhe publike që rrallë herë janë parë pa përdorur make-up, ndaj dhe çudia kur e sheh këtë të fundit pa asnjë produkt në fytyrë është dyfish më e madhe.

Por nga ajo që është vënë re nga komentet në profilin e këngëtares në Instagram, përveç habisë, komentuesit shprehin shumë komplimente për të, duke i sugjeruar të qëndrojë e tillë më shpesh sepse ngjan më bukur sesa e lyer me make-up të rëndë. Ata janë çuditur gjithashtu me faktin se lëkura e Stefani-së ngjan shumë e pastër dhe pa asnjë problem (si p.sh.: rrathët poshtë syve, që janë krejt normalë).

Kur mendoni për Gwen Stefani ju vjen gjithnjë në mendje buzëkuqi apo jo? Epo pas kësaj fotoje do të ndërroni mendim, do ta mbani mend kështu: bukuri natyrale!

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje