Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U2, së shpejti del albumi “Song of Experience”

U2, së shpejti del albumi “Song of Experience”
August 04
16:33 2016

“Song of Experience” titullohet albumi i shumëpritur i grupit të famshëm U2, detajet e të cilit mbeten ende mister.

Lideri Bono, në një intervistë të dhënë për një nga site-t spanjolle të fansave të grupit, është shprehur:

“Albumi ende nuk ka përfunduar, por jam i sigurt se do t’ju pëlqejë! Për sa u përket teksteve, do të jetë edhe më i fortë se “War”. Pjesa e dytë e turit tonë do të nisë në vitin 2017. Nuk e di me siguri, por mund të ndodhë diçka që në shtator apo në tetor”.

Me kaq është mjaftuar Bono si për t’ua bërë pritjen më të ëmbël miliona fansave anembanë botës.

Flitet se grupi ka rreth 50 këngë të shkruara, prej të cilave do të zgjedhë për albumin e ri. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje