Blitz

 Breaking News

U tha se patën debat pas Festivalit të Këngës, Vera i thotë dy fjalë publikisht Alketës

U tha se patën debat pas Festivalit të Këngës, Vera i thotë dy fjalë publikisht Alketës
February 18
09:41 2020

Pas përfundimit të Festivalit të Këngës, në media u përfol për një debat midis dyshes, Vera Grabocka-Alketa Vejsiu.

Shkak për debatin thuhet se u bë Arilena Ara, e cila rrëmbeu vendin e parë në festivalin e rëndësishëm. Prej Verës nuk pati asnjë reagim as pas festivalit dhe as pas eksperiencës së Alketa Vesjiut në Sanremo.

Kur Alketa shkoi në “Sanremo” e nuk mori një urim nga Vera Grabocka publikisht u shtuan aludimet se marrëdhënia aq e fort e tyre kishte pësuar krisje.

Mbrëmjen e djeshme  në TV Klan nisi “Në kurthin e Piter Pan 3” dhe Grabocka me këtë rast vendosi t’i thotë disa fjalë për Alketën. Producentja publikoi  një foto të tyre bashkë të realizuar dje duke i dhënë fund thashethemeve për prishje të miqësisë .

“20 vjet bashkë. Jam e lumtur se ylli që pashë te ty ditën e parë, kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”, shkruan Grabocka.

 

Pavarësisht preferencave të tyre dhe mendimit për fituesen e Festivalit të Këngës, Vera dhe Alketa mbeten bashkëpunëtore të pandara.

Share