Blitz

 Breaking News

U tha se aksidentoi një grua, pas shoqërimit në polici reagon Ilda Bejleri

U tha se aksidentoi një grua, pas shoqërimit në polici reagon Ilda Bejleri
February 13
10:09 2020

 

Ditën  e djeshm në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Ilda Bejleri ishte përfshirë në një aksident .Një grua rreth 64-vjeçare është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Thuhej se ishte Ilda ajo  që ka përplasur me makinë një 64-vjeçare dhe pas ngjarjes nuk ka ndaluar ta shohë.

Pas kësaj, “Dritare.net” ka mësuar se Ilda është shoqëruar në polici pak para mesnatës së djeshme dhe ka dhënë deklaratën e saj.

Ndërkohë thuhej  se policia ka sekuestruar makinën e saj “X5” dhe po vërteton ngjarjen, e cila dje bëri shumë bujë.

Moderatorja ka postuar në Instastory një shkrim ku tregon me detaje ngjarjen dhe thotë se pasi u hapën kamerat nga policia është vërtetuar se Ilda nuk ka faj. Për të treguar se tashmë gjërat ishin vërtetuar Ilda ka postuar bashkangjitur edhe vendoshjen e saj pra ndodhet në shtëpi.

Moderatorja thotë se gruaja 64-vjeçare është rrëzuar teksa nxitonte për të kaluar semaforin, i cili për këmbësorët ishte i kuq.

“Për fatin të mirë timin, kamerat janë hapur në polici dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak. Por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë së nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë”, shkruan Ilda duke sqaruar situatën.

Share