Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“U rrite kampion”- Dedikimi emocionues i Jul Dedës për të birin

“U rrite kampion”- Dedikimi emocionues i Jul Dedës për të birin
December 07
15:46 2018

Në familjen “Deda” data 7 dhjetor është një ditë e veçantë. I vogli i shtëpisë, Mateo feston sot ditëlindjen.

Jul Deda, i cili njihet për urimet e tij të veçanta për njerëzit e tij të dashur, nuk ka nguruar t’i bëjë një dedikim  të ndjërë të bërit me rastin e 10-vjetorit të lindjes.

Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, aktori i njohur i humorit tregon se si në 10 vite Mateo i ka zbukuruar jetën, duke qenë protagonisti i familjes dhe miku i tij më i mirë.

“U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim”- shkruan ndër të tjera Juli në krahë të fotos së postuar me të birin.

Dedikimi i plotë i aktorit:

“Sot është dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet më përpara, s’ka gjë, e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti. Jo vetëm kaq por ne dimë me detaje çdo gjë qe ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorje të mirë por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lënë kala pa na e marrë nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e përcepton jetën dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi, “O baaaaa, ku eshte xheli i flokeveee”. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim. Të dua pafund.

/Blitz.al/

View this post on Instagram

 

Sot eshte dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfare ndodhi 10 vjet me perpara, s’ka gje, e mbajme mend une dhe sidomos mami. Na u be nje dhurate hyjnore. Erdhe ti. Jo vetem kaq por ne dime me detaje çdo gje qe ke bere deri sot, jo sepse kemi memorje te mire por sepse ti je protagonisti qe na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lene kala pa na e marre nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jeten. U rrite kampion. E kuptoj çdo dite, nga menyra si flet, si e percepton jeten dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur te degjova duke bertitur neper shtepi, “O baaaaa, ku eshte xheli i flokeveee”. 😀 U befsh 100 vjeç shoku im me i mire. Te kam jete e frymezim. Te dua pafund.

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

Komento
Shperndaje