Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U rrëzua në teatër, Alfred Trebicka i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

U rrëzua në teatër, Alfred Trebicka i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
February 14
21:45 2018

Pak ditë më parë mediat shkruan se gjatë provave në Teatrin Kombëtar Ekperimental për shfaqjen “Medea” kishin ikur dritat. Ky moment ka rezultuar jo fort i këndshëm për aktorin e njohur Alfred Trebicka, pjesë e kastit të kësaj shfaqjeje.

I ftuar sot në “Kush Vjen për Drekë”, Trebicka ka rrëfyer se në errësirë është përplasur me një objekt hekuri dhe që për fat të keq është lënduar aq shumë sa iu desh të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Në momentin e fundit të provës gjenerale për shfaqjen “Medea” u fikën dritat siç ndodh pas shfaqjes dhe një nga objektet e skenës nuk ishte në vendin ku kishte qenë gjimonë dhe në atë errësirë duke tentuar të dal nga skena u përplasa me atë objekt hekuri. Në momentin e parë nuk mendova se ishte shumë rëndë por pasi u qetësua situata pashë që ishte e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale”, tha Trebicka./Blitz.al/

Shperndaje