Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U pyet për romancën me Liam Payne dhe Drake, Naomi Campbell jep përgjigjen e prerë

U pyet për romancën me Liam Payne dhe Drake, Naomi Campbell jep përgjigjen e prerë
March 08
21:47 2019

Naomi Campbell ka qenë në krye të shtypit rozë javët e fundit për shkak të aludimeve mbi jetën e saj romantike. E ftuar në “The Jonathan Ross Show”, ajo u pyet për lidhjen me këngëtarin 23 vjet më të vogël Liam Payne, apo me Drake.

“Ka pasur shumë tituj që vazhdimisht të lidhin me zotin Liam Payne…”- u pyet ajo nga Jonathan.

Duke mos dhënë asnjë reagim, përveç një buzëqeshjeje të lehtë ajo tha: “Edhe? Nuk e diskutoj asnjëherë jetën time personale. Emër tjetër?”

Teksa më pas u pyet dhe për afërsinë me Drake, modelja i dha një përgjigje tepër të prerë, por të qetë:

” Unë kurrë nuk e diskutoj jetën time personale. Dua të them, është çmenduri, një ditë është një person, ditën tjetër një tjetër. Kush do jetë nesër?Këtë dua të di… Unë qesh. Historitë janë fantastike, plot humor… unë thjesht vazhdoj jetën time.”

Dhe kur Jonathan u mundua që sërish të zbulonte statusin e saj duke i thënë se një mik i tijë ishte i interesuar për të nëse ishte “Single”, Naomi thjesht u shpreh se nuk shkon në “blind dates”, pra takime të organizuara nga miq të përbashkët.

Epo për aq kohë sa Naomi ka vendosur ta mbajë jetën e saj private të tillë, le ta respektojmë. E të presim njëkohësisht që dashuria të jetë aq e madhe sa një ditë të vendosin ta ndajnë dhe me ne. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje