Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U pyet për pengjet në jetë, Fifi preket: “Nuk munda të isha aty kur ata kishin nevojë!”

U pyet për pengjet në jetë, Fifi preket: “Nuk munda të isha aty kur ata kishin nevojë!”
February 18
18:43 2018

 

Një nga të ftuarat e kësaj jave në emisionin Thumb ishte një nga këngëtaret e reja, por mjaft të suksesshme të tregut muzikor shqiptar, Fifi.

E shquar për një karakter “funny” dhe gazmor, në këtë intervistë Fifi ka treguar edhe një tjetër të sajën.

Ajo u pyet nëse kishte ndonjë peng dhe pergjigja ishte: “Po!”.

Pengjet e Fifit ishin të gjitha të lidhura me familjen, për të cilën këngëtarja shprehet e prekur:

“Nuk kam qenë afër nipit tim… as motrës sime kur lindi. Madje, edhe kur e marr në telefon me kamera, rri e më sheh, e unë ja bëj, tezja Anik… ai më injoron sepse nuk e di kush jam!”.

Intervistën e plotë të Fifit e gjeni në linkun e mëposhtëm. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje