Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U përfol për rikthim në Top Channel, por kjo foto e Sonila Meços sapo na bëri të gjithëve konfuzë!

U përfol për rikthim në Top Channel, por kjo foto e Sonila Meços sapo na bëri të gjithëve konfuzë!
January 06
20:13 2018

Së fundmi, me largimin e Sokol Ballës nga Top Channel dhe zhvendosjen e tij në Vizion Plus filluan të përfliten emrat që do të zëvendësonin gazetarin e njohur apo të rikthehen në televizion me fillimin e sezonit të ri.

Ndër emrat e lakmuar ishte edhe ai i gazetares së njohur, Sonila Meço, e cila qarkulloi si një nga emrat që do të rikthehej në Top Channel.

E teksa në Shqipëri po spekulohet, Sonila ka zgjedhur që të na bëjë akoma më konfuzë duke postuar një foto nga Londra krah biznesmenit, Francesco Beçhetti, ish-pronari i Agon Neës.

Nisur nga komentet krah fotos dhe nga zërat që thonë se Beçhetti mund të rikthehet në Shqipëri me një tjetër televizion, duket se Meçon nuk do ta shohim në Top Channel, por në një tjetër bashkëpunim me biznesmenin italian.

Epo, gjëja e mirë në këtë mes është se shumë shpejt do të kemi mundësinë ta rishohim Sonilën sërish në televizion. /Blitz.al/

 

Shperndaje