Blitz

 Breaking News

U përfol për një lidhje me biznesmenin indian, Agnesa Vuthaj: ”Nuk jam shembull i vajzës që kam arritur në jetë nga përkrahja e burrit”

U përfol për një lidhje me biznesmenin indian, Agnesa Vuthaj: ”Nuk jam shembull i vajzës që kam arritur në jetë nga përkrahja e burrit”
January 14
10:54 2020

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi një lajm, me zanafillën nga burime për Magazina.al, që Agnesa Vuthaj ishte e dashura e biznesmenin Indian, Cheetan Sandesara. Si provë pë romancën mes ish-Miss Shqipëria dhe Sandesara, shërbente një video e miliarderit në avionin e tij privat, e xhiruar nga një grua, e cila nga zëri mendohej se ishte Agnesa. Provë që sigurisht nuk do mund ta fitonte një gjyq, por që u mor si e mirqëenë. Nejse se ky është diskutim tjetër…

Një tjetër detaj që u përfol ishte dhe fakti që binzesmeni aktualisht është në procesin e blerjes së një hoteli në Tiranë, që në fund do të kalonte në emrin e Vuthaj. Të gjitha këto pretendime e shtynë sipërmarrësen shqiptare që të reagonte në Instagram, ku ndër të tjera ajo nuk e mohoi aspak njohjen me Sandesara, megjithatë tregoi se si ishte e vërteta e kësaj historie.

Fillimisht ajo falenderoi gazeterat që u interesuan në burim për ngjarjen, pra në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo, gjithashtu dhe ndjekësit e njerëzit që e mbështesin prej vitesh.

Më pas ajo vazhdoi duke thënë se është shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur më meritë, që nga kurora e bukurisë, në diplomën e fakulteteve, e deri në bizneset që ka krijuar e rritur. “Nuk jam shembull i vajzës që ka arritur në jetë nga përkrahja e të dashurit a burit, kam punuar me shumë përkushtim e disiplinë që të krijoj vetë çdo gjë që kam sot, jam shembull i vajzës #Selfmade”– shprehet Agnesa.

Ndërkohë, më specifikisht për marrëdheniën dhe atë që e lidh me miliarderin indian ajo tregon:

E vërteta është që punoj për kompaninë miliarda dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me kryeministrat e presidentët e rajonit dhe jo vetëm.

Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, gjë që nuk ka arritur ta bëjë akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President.

Ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune a familjare e familja Sandesara për mua është një familje e dytë. Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalë hapur në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës. Kam fluturuar me private jet nga Tirana për në Europë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotërinë në foto, por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj, vëllain, djalin e stafin e tyre.

Dhe për në fund, nëse do doja të zgjidhja një të dashur miliarder, do të zgjidhja djalin e z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma te fjala ime, te kombësia shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

* Vazhdimin e reagimit tim mund ta lexoni ne foto 2, 3, 4…. Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte. Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time. Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres. Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33. Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja. Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqiperisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore. Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur. Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor. …vazhdon ne foto

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on Jan 13, 2020 at 11:31am PST

Pra më qartë se kaq nuk ka. Vazhdoni me programin, Agnesa nuk ka në plan të shkojë nuse në Indi akoma, do dasëm shqiptare. /Blitz.al/

Share