Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U ngacmua seksualisht nga DJ i saj, këngëtarja e njohur përfundon në gjykatë

U ngacmua seksualisht nga DJ i saj, këngëtarja e njohur përfundon në gjykatë
August 04
17:00 2017

 

Tashmë pothuajse të gjithë këngëtarët kanë pranë vetes një DJ i cili i ndihmon për të luajtur këngët e për të performuar përpara publikut. E duke qenë se gjatë gjithë kohës janë bashkë ndodh që të kthehen në miq mjaft të mirë, por ndodh që të përfundojnë edhe në gjykatë për shkak të incidenteve të shëmtuara që mund të ndodhin.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe me këngëtaren e njohur Taylor Swift, e cila pretendon se DJ i saj, David Mueller, i njohur si “Jackson”, e ka prekur nga të pasmet në një nga koncertet e saj në vitin 2013. Nga ana tjetër, Jackson ka paditur këngëtaren e famshme me arsyen se ka humbur vendin e punës për një ngjarje të sajuar.

Dy ish-bashkëpunëtorët do të përballen me njëri-tjetrin në gjykatë, ku Taylor do të marrë si dëshmitare të ëmën e saj si individ prezent në incident, ndërkohë që DJ shprehet se ka prova mjaftueshëm për të provuar të kundërtën.

Se si do të përfundojë kjo ngjarje mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim, kur dhe do të mbahet procesi gjyqësor. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje