Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U larguan nga “Ditë e Re” por nuk e kanë mbaruar ende misionin, Dajana Shabani: “Jeni gati për surprizën e madhe?”

U larguan nga “Ditë e Re” por nuk e kanë mbaruar ende misionin, Dajana Shabani: “Jeni gati për surprizën e madhe?”
September 10
19:15 2019

Moderatorët prej vitesh të “Dite e Re” në “Ora News” Dajana Shabani dhe Besmir Metani njoftuan një muaj më parë se do të largohen nga emisioni dhe vendin e tyre e zuri Arjola shehu dhe Kelvi Kadilli.

E paqartë mbeti pjesa se çfarë do të ndodhte me tre moderatorët.

Megjithatë, pak orë më parë, Dajana Shabani ka folur për herë të parë për projektin e radhës, ku ka zbuluar që do vazhdojë të jetë pjesë e televizionit edhe këtë sezon.

Sikurse tregon moderatorja, Besmir Metani dhe ogu i Tiranës do të vazhdojnë të jenë po ashtu krah saj.

Madje, tre moderatorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në “Ora News”, por ende nuk kanë zbuluar se për çfarë natyre programi bëhet fjalë.

“Jeni gati për surprizën e madhe? Nuk e kemi mbaruar ende misionin tonë. Rikthehemi së shpejti në ekranin e Ora, me një projekt të ri, orar i ri. Ne të tre”, shkruan Dajana në postimin e saj në Instagram./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje