Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U habit ajo, na habiti dhe ne: Modelja shqiptare merr propozim për martesë në Instagram

U habit ajo, na habiti dhe ne: Modelja shqiptare merr propozim për martesë në Instagram
April 19
21:27 2018

Me ‘boom’-in e rrjeteve sociale, gjithçka mund të ndodhë. Që njerzit të njihen, lidhen e martohen si pasojë e Instagramit apo rrjeteve te tjera sociale, kjo është tashmë diçka mjaft e zakonshme.

Por kur një personazh publik, e deklaruar e martuar, me një vajzë e në pritje të një tjetër fëmijë të marrë një propozim për martesë, kjo po që është diçka që na tërheq vëmendjen. Ka qenë modelja shqiptare Emina Cunmulaj e cila e ka ndarë mesazhin e propozimit të martesës me të gjithë.

“Mora propozim për martesë në Instagram. Kjo ishte e tepërt” – ka thënë modelja me shaka.

Me siguri, personi që i ka kërkuar martesë është një fan i zjarrtë i Eminës i cili në mesazhin e tij vazhdimisht përmendte faktin se Emina ishte “vajzë e mirë”. /Blitz.al/

Shperndaje