Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U fol shumë për babain e saj, Meghan Markle ka diçka për të thënë përmes një statusi

U fol shumë për babain e saj, Meghan Markle ka diçka për të thënë përmes një statusi
May 18
12:01 2018

Ka disa ditë që në media qarkullojnë shumë lajme se Meghan Markle nuk do ta shoqërojë në altar babi i saj për shkak se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër dhe për këtë arsye mjekët i kanë thënë që të qendrojë në regjim shtrati.

Një mesazh nga Meghan e cila nesër so të vishet si nuse, ka ardhur nëpërmjet Twitterit të Kensigton Palace.

Ajo shkruan se fatkeqësisht baba i saj nuk do të marrë pjesë në dasëm. Meghan tregon se gjithmonë është kujdesur për të atin dhe shpreson që ai të shërohet. Gjithashtu nusja e ardhshme falenderon të gjithë për urimet dhe mesazhet duke përfnduar letrën e saj kështu:

Dëshiroj që ju të gjithë ta dini që Harry dhe unë jemi të lumtur të ndajmë me ju ditën më të veçantë të jetës sonë të shtunën”.

Nesër e gjithë bota do t’i ketë sytë nga dasma mbretërore pasi kurioziteti është mjaft i madh dhe ka nisur kohë më parë.

 

Shperndaje