Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U fol se u kthye tek Gigi Hadid, flet Zayin Malik: “Ajo më ka ndihmuar të kaloj vështirësitë e adoleshencës”

U fol se u kthye tek Gigi Hadid, flet Zayin Malik: “Ajo më ka ndihmuar të kaloj vështirësitë e adoleshencës”
June 19
17:08 2018

Tashmë çdo media ka shkruajtur për rikthimin e Zayin Malik dhe Gigi Hadid, por vetë ata të dy nuk kishin treguar gjë deri sot. Por erdhi koha që çifti ta pranojë publikisht që janë sërish bashkë dhe të mos fshihen më.

Në një intervistë për GQ Magazine, Zayin Malik ka folur për projektet e tij si dhe për të dashurën Gigin.

“Jam me të vërtetë mirënjohës që e kam njohur. Tani jemi të rritur dhe nuk kemi nevojë të deklarojmë gjithçka rreth nesh, apo të bëjmë diçka që t’i kënaqim pritjet e njerëzve. Kur isha adoleshent po kaloja në disa vështirësi ndërsa Gigi më ndihmoi t’i shihja gjërat nga një kënd më pozitiv”.

Më tej Zayin ka treguar se paparazzët i përndjekin ata kudo por kjo nuk përbën nëj problem dhe ai nuk mërzitet aspak sepse kjo është thjesht një reklamë e mirë./Blitz.al/

Image result for zayn malik gigi hadid

Komento
Shperndaje