Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U desh ky postim i Lori Hoxhës që të kuptojmë se ajo i paska dhuruar Arbanës veshjen e preferuar

U desh ky postim i Lori Hoxhës që të kuptojmë se ajo i paska dhuruar Arbanës veshjen e preferuar
March 14
17:40 2018

Në fakt ka ndodhur shpesh që moderatoret e Top Channel të veshin rroba që i ka zgjedhur Lori Hoxha ose që të jenë të sajat por ka dëshirë t’jua japë vajzave për daljet e tyre në ekran.

Disa orë më parë në Snapchat, Lori ka shpërndarë disa foto të dollapit të saj duke na treguar dhe një herë veshjet që i ruan aty edhe pas shumë vitesh.

Por njërën prej tyre që Lori e konsideron si “një nga më të preferuarat” na u duk shumë copë e njohur. Një fund i gjatë prapa i zi, i veshur brenda me copë të kuqe dhe që në pjesën para duket si minifund.

Në fakt e kujtojmë mjaft mirë pasi ka qenë një nga veshjet më të “goditura” të Arbana Osmanit në një nga finalet e reality show-t “Big Brother” pukërisht vitin që fitues doli Anaid Kaloti.

Epo siç duket, asokohe Arbana e ka huazuar këtë veshje nga Lori dhe ne vetëm sot e morëm vesh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje