Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U akuzua për racizëm, Bebe Rexha ka një përgjigje për të gjithë ata që e kritikuan

U akuzua për racizëm, Bebe Rexha ka një përgjigje për të gjithë ata që e kritikuan
October 19
10:04 2018

“Halloween-i” është afër dhe disa nga VIP-at e huaj por edhe shqiptar kanë nisur ta festojnë duke organizuar mbrëmje të ndryshme. Këtë ka bërë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha e cila me miqtë e saj më të ngusht ka organizuar një festë të madhe.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por në një foto të postuar në Instagram një nga miqtë e saj kishte zgjedhur të vishej me një veshje meksikane e kjo ka bërë që ndjekësit e këngëtares të shpërthenin në komente. Ata e kanë fajësuar këngëtaren duke shkruar se ajo nuk duhej ta lejonte në festë me atë veshje pasi ishte një veprim racist kundër meksikanëve.

Por pas gjithë kësa zhurme ka ardhur edhe reagimi i këngëtares shqiptare bebe Rexha e cila ka folur në një intervistë ekskluzive për TMZ. Ajo tha se nuk kishte asgjë për tu alarmuar sepse miku i saj ishte me origjinë nga Meksika dhe veshjen e ka zgjedhur me krenari të plotë.

“Ndjekësit e mi nuk e dinin se ai ishte meksikan dhe prandaj kanë reaguar në atë mënyrë. Por aman lëreni të bëjë çfarë dëshiron sepse ai është mjaft krenar dhe i lumtur që ka origjinë meksikane”- përfundoi këngëtarja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje