Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U akuzua për plagjiaturë në Sanremo, reagon Ermal Meta: Unë nuk mora pjesë që të tallem me njerëzit

U akuzua për plagjiaturë në Sanremo, reagon Ermal Meta: Unë nuk mora pjesë që të tallem me njerëzit
February 08
10:48 2018

U përfol se kënga e Ermal Metës dhe Fabriocio Moro “Non mi avete fatto niente” ishte plagjiaturë dhe si pasojë e kësaj ka ardhur pezullimi nga festivali.

Por Meta ka reguar nëpërmjet një statusi në Facebook ku shpjegon se pjesëmarrja në festival nuk është për tu tallur me njerëzit por për tu dhënë një mesazh paqeje.

“Si jeni djema!

Tani është koha për të folur

Kemi dëgjuar të flitet se kemi kopjuar këngën tonë të Sanremos dhe shkaku i këtyre fjalëve është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (së bashku me Fabricion) e cila u prezantua në seleksionimet e Sanremos për të rinj rreth 3 vite më parë, e cila nuk u kualifikua dhe kurrë nuk u komercializua.

Fabriocio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë të cilën e kemi bërë të ditur në shumë intervista) dhe të tre kemi shkruar një këngë të re me një kuptim tërësisht ndryshe.

Plagjaturë do të thotë të kopjosh, por kjo është absolutisht qesharake duke marrë në konsideratë se Andrea Fobo ka shkruar me mua dhe Fabricion këngën “Non mi avete fatto niente”. Gjithashtu të gjithë jemi autor prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar për shumë suksese si për veten tonë ashtu edhe për të tjerët. Kush na njeh e di diçka të tillë.

Kur kemi vendosur të tregojmë gjendjen tonë me këtë këngë nuk e kemi bërë për ta prezantuar në Festival, por për të folur për paqe. Jemi shumë të keqardhur për atë që po ndodh pasi nuk kemi ardhur në Festival të tallemi me njerëzit, por për t’i përqafuar. Jemi të bindur që do shkojë çdo gjë mirë. Ju përqafoj Ermali.”- ka shkruajtur ai./Blitz.al/

Shperndaje