Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tyga, sërish gjobë marramëndëse nga gjykata

Tyga, sërish gjobë marramëndëse nga gjykata
August 24
17:40 2016

Gjykata e Los Angeles-it ka detyruar reperin Tyga të paguajë një gjobë prej 6 shifrash pas ankesës së pronarit të dyqanit, të cilin Tyga e kishte marrë me qera për të ushtruar aktivitetin “Egypt Last Kings Clothing”.

F&S Investment Property ka depozituar në gjykatë disa dokumente, në të cilat thuhej se Tyga ka marrë me  qera ambjentet e dyqanit, por nuk ka paguar në kohë qeranë  dhe kjo ka vazhduar për muaj me rradhë që nga viti 2015.

Përveç kësaj, në dosje është faktuar se gjatë inspektimit, ambjentet e marra me qera nga Tyga janë gjetur në gjendje të mjeruar, të papastruar, me fatura të pa paguara dhe të dëmtuar.

Dëmi total që Tyga duhet të paguajë llogaritet rreth 186,275.89 $.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Tyga detyrohet të paguajë dëmet që bën ndaj ambjenteve me qera, pasi pak kohë më parë iu desh të paguajë plot 480,000$ për shkak të prishjes së ambjenteve të brendshme të një shtëpie me qera.

Shperndaje