Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tyga-s i konfiskojnë makinën, nuk kishte paguar këstet

Tyga-s i konfiskojnë makinën, nuk kishte paguar këstet
August 31
14:56 2016

Problemet financiare të Tyga-s janë diskutuar gjatë në media dhe sërish ai ka përjetuar një skenë jo fort të këndshme.

Reperi ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij dhe të dy po shihnin për një makinë të re kur Ferrari i tij 488 GTB është marrë nga autoritetet pasi ai nuk i kishte paguar këstet e qirasë. Sipas burimeve thuhet se Kylie dhe Tyga janë shoqëruar në shtëpi nga një mik i reperit pasi makina e tij me vlerë prej 180 mijë paund është sekuestruar.

Ky nuk është rasti  i vetëm me të cilin Tyga është përballur pasi më herët pronari i apartamentit në të cilin ai ka banuar e ka paditur dhe i  ka kërkuar dëmshpërblim prej 48 mijë dollarësh për dëmet që ka shkaktuar. Ndërkohë, një rast tjetër është dhe ai me F & S Investment Properties, e cila i kërkon Tyga-s një vlerë prej 186 mijë dollarësh kompensim për dëmet që ka bërë në hapësirën që reperi e ka përdorur për linjën e tij të veshjeve Egypt Last Kings Clothing. Mes gjithë këtyre rasteve me kreditorë të cilët e akuzojnë Tyga-n ai vazhdon të shijojë lidhjen e tij me Kylie Jenner dhe i ka dhuruar asaj për ditëlindje një Mercedes Maybach me një vlerë prej 200 mijë dollarësh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje