Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tyga mund të përfundojë në burg, gjykatësi lëshon mandatin e arrestit

Tyga mund të përfundojë në burg, gjykatësi lëshon mandatin e arrestit
August 10
12:44 2016

Reperi Tyga duhej të ishte paraqitur në gjykatë të martën në mëngjes dhe por mosprezenca do t’i kushtojë shtrenjtë.

Seanca e dëgjimit lidhej me rastin e dëbimit të reperit nga shtëpia, por për shkak se Tyga nuk mori pjesë, gjykatësi ka lëshuar një mandat arresti ndaj tij. Sipas revistës E! informacionet konfirmojnë se paditësi në këtë rast është qiradhënësi i tij i mëparshëm me të cilin Tyga kishte rënë dakord të paguante një qira prej 16 mijë dollarësh në muaj. Tre muaj pas zhvendosjes, Tyga ndaloi së paguari qiranë dhe pronari i shtëpisë ka dashur ta dëbojë. Pasi Tyga është larguar nga ajo shtëpi, pronari ka zbuluar se brenda ishin kryer dëme të mëdha të një vlere prej 480 mijë dollarësh, të cilat, sipas dokumenteve, Tyga nuk i ka paguar. Dhurata që reperi i ka bërë të dashurës kohët e fundit për ditëlindje, një makinë Mercedes-Maybach, me vlerë 189 mijë dollarë, e ka inatosur së tepërmi pronarin e shtëpisë, pasi Tyga ende nuk i ka paguar dëmet që ai ka bërë.

Kujtojmë se më herët reperi ka pasur probleme financiare pasi u dëbua nga shtëpia dhe makina që ai përdorte iu mor mbrapsht. Në këtë seancë gjyqësore do të flitej mbi pasuritë dhe gjendjen aktuale financiare të Tyga-s, por me mosparaqitjen e tij është vendosur se do t’i sekuestrohet çdo pronë, madje edhe ato të dhuruara në një palë të tretë, derisa të plotësohet vlera prej 480 mijë dollarësh që Tyga i detyrohet paditësit.

Më herët është thënë se Tyga i detyrohej edhe të dashurës së tij, Kylie Jenner, rreth 2 milionë dollarë, por kjo e fundit i ka quajtur gënjeshtra dhe thashetheme./Blitz.al/

Shperndaje