Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tyga i shpëton arrestimit, do t’i duhet të paguajë 16 mijë dollarë çdo muaj

Tyga i shpëton arrestimit, do t’i duhet të paguajë 16 mijë dollarë çdo muaj
August 12
17:56 2016

Tyga ka arritur një marrëveshje me ish-qiradhënësin e apartamentit ku ai ka banuar më parë duke anuluar kështu mandatin e arrestit që gjykata kishte lëshuar ndaj tij.

Mosprezenca e tij në seancën gjyqësore e mbajtur pak ditë më parë ka bërë që gjykata të lëshojë një mandat-arresti ndaj reperit, pasi ky i fundit nuk ka paguar detyrimet ndaj ish-qiradhënësit të tij një vlerë prej 480 mijë dollarësh.

Sipas burimeve thuhet se mes dy palëve është arritur një marrëveshje, por shumica e detajeve të saj janë mbajtur konfidenciale. Revista E! shkruan se Tyga ka pranuar t’i paguajë paditësit një vlerë prej 16 mijë dollarësh në muaj derisa të shlyejë detyrimin. Kujtojmë se Tyga është paditur nga pronari i shtëpisë ku ai ka banuar më herët pasi tre muaj pas shpërnguljes ai ka refuzuar të paguajë qiranë. Pasi reperi ka ndërruar vendbanim, pronari ka vënë re se shtëpia ka pasur dëme të përllogaritura në një vlerë prej 480 mijë dollarësh, të cilat Tyga ka refuzuar t’i paguajë.

Aktualisht, Tyga është duke shijuar pushimet në plazh me të dashurën e tij, Kylie Jenner. Ndërkohë që të gjithë po flisnin për arrestimin e tij, duket se reperi ka arritur ta zgjidhë çështjen./Blitz.al/

Shperndaje