Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tyga i organizon një festë me Ferrari djalit të tij 4-vjeçar

Tyga i organizon një festë me Ferrari djalit të tij 4-vjeçar
October 17
10:40 2016

Kylie Jenner është mjaft aktive në rrjete sociale dhe poston shpesh në Instagram foto me të dashurin e saj, reperin Tyga.

Ditën e diel, modelja ka shpërndarë një foto ku shfaqet në krahët e të dashurit, sensuale dhe seksi, e veshur me një body me këmbë, të bardhë, e cila i nxirrte në pah format trupore.  Tyga e ka vendosur dorën e tij në belin e modeles, duke pozuar së bashku para një pasqyre. Djali i Tyga-s dhe Blac Chyna-s ka festuar ditëlindjen këtë fundjavë. Edhe pse vetëm 4 vjeç, prindërit e tij kanë dashur t’i dhurojnë një ditëlindje prej mbreti.

Të dielën, reperi organizoi një festë të madhe me makina Ferrari si të preferuarat e King-ut, djalit të Tygas dhe Blac Chyna-s.  Kylie dhe Kendall kanë qenë të pranishme gjatë festës dhe kanë postuar shpesh videon në Snapchat duke treguar se të gjithë po argëtoheshin. Kylie ka treguar se është një e dashur e përkushtuar dhe ka postuar një foto të saj dhe Tygas me të birin. /Blitz.al/

1 2 3 4 6

Komento
Shperndaje