Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tuna vetë është kokë e këmbë e dashuruar por juve ju këshillon të përdorni trurin!

Tuna vetë është kokë e këmbë e dashuruar por juve ju këshillon të përdorni trurin!
October 27
12:31 2017

Kohët e fundit kemi vënë re se Tuna është dashuruar edhe më tepër me partnerin e saj Patrisin. Këngëtarja shfaqet e lumtur në postimet që bën në rrjete sociale dhe nuk ngurron t’i shprehet publikisht për dashurinë Patrisit. Në një postim të fundit madje ajo tregonte se kurrë nuk e kishte menduar se do ta dashuronte aq shumë partnerin e saj deri në momentin kur pa se sa shumë ai përkujdesej për të voglin e tyre Tian.

Ndërkohë që vetëm para pak çastesh në Instastory, Tuna ka shpërndarë një këshillë për të gjithë ne. Teksa ka postuar një meme që në thelb këshillon që në rast se bie në dashuri, duhet me patjetër t’i thërrasësh mendjes, nuk dimë saktësisht se çfarë ka dashur të thotë këngëtarja për rastin e saj.

Ajo është marrëzisht e dashuruar me Patrisin aq sa nuk po përdor më mendjen por veç zemrën? Le të themi se na pëlqen ta përkthejmë kështu…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje