Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tuna thyen heshtjen e gjatë. Flet për herë të parë për ndarjen…

Tuna thyen heshtjen e gjatë. Flet për herë të parë për ndarjen…
November 02
10:20 2016

Tuna është kthyer në një nga personazhet më të lakuara të medias rozë ditët e fundit. Që prej ndarjes me reperin Cozman nisën menjëherë aludimet për një shtatzëni të mundshme, edhe pse këngëtarja momentalisht është në një lidhje me Patris Berishën.

Por duke qenë se të gjithë po përpiqen të marrin vesh sa më tepër nga Tuna, e cila ka preferuar të jetë hermetike në deklaratat e saj publike lidhur me çështjet personale, portale dhe media të ndryshme po përpiqen të marrin vesh sa më tepër për këngëtaren. Ata madje kanë nisur të analizojnë edhe lidhje të mëparshme të Tunës për të gjetur diçka më shumë.

Tuna ka folur për “Kosovarja” lidhur me ndarjen nga bashkëshorti i saj i disa viteve më parë, Rilind Reka, me të cilin kjo e fundit organizoi edhe një dasmë të madhe.

“Ne të dy kishim një jetë shumë dinamike. Kishim shumë mospajtime dhe para se të mbaronte edhe luga e fundit e mjaltit vendosa që mos të viktimizohem më shumë. Jemi ulur dhe kemi vendosur që të ndahemi për të mirën e të dyve”, – ka thënë Tuna për “Kosovarja” lidhur me përfundimin e asaj martese.

Më poshtë gjeni edhe disa foto të ish-çiftit kur ata shijonin dashurinë e tyre:

t-00011994

t-00062039

tuna-vellon

Komento
Shperndaje