Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tuna poston foto nga materniteti…

Tuna poston foto nga materniteti…
November 19
15:08 2016

Kohët e fundit, këngëtarët më “big” të muzikës shqiptare, si Altuna Sejdi (Tuna) dhe Elvana Gjata, janë përfolur në media se janë shtatzëna.

Do të donim shumë në fakt që të tilla lajme të ishin të vërteta, por ja që nuk është kështu. Elvana Gjata ka postuar mbrëmë një video në Snapchat, ku dukej më elegante se kurrë, ndërsa Tuna ka vijuar sot të provokojë me postimet e saj në rrjetet sociale.

“Zogu” ndodhet në studiot e labelit “Threedot’s” ku na përshëndet pikërisht me një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur, Flori Mumajesin. Ndër të tjera ajo ka postuar edhe një status në Facebook, ku shkruan: “Materniteti i muzikës”…

capturetuna2

Mesa duket, “materniteti i muzikës” dhe pikërisht Mumajesi (të cilin e kanë përfshirë gjithashtu në lajmet e shtatzënisë) ndoshta është duke i përgatitur këngëtares së hitit “Fenix” projektin e radhës, që me siguri do të jetë një projekt nga ata që mbahen mend gjatë.

Ndoshta kënga do të jetë e shoqëruar me klip apo konkurruese në “Kënga magjike”?! Le të presim edhe pak… /Blitz.al

Komento
Shperndaje