Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tuna në pritje të një fëmije?

Tuna në pritje të një fëmije?
October 23
17:37 2016

Së fundmi Tuna ka qëndruar larg vëmendjes së mediave, madje thuhet se ka hequr dorë edhe prej koncerteve.

Sipas emisionit “Express Rozë”, Tuna është larguar nga ekrani sepse është shtatzënë. Madje ajo është përfolur se ka pasur ndryshime të dukshme në peshë dhe tani rezulton se është në muajin e shtatë të shtatzënisë. Thuhet se babai  fëmijës është Cozman.

Ajo ç’ka krijon dyshime që ky mund të jetë vetëm një thashethem është se Tuna dhe Cozman kanë disa kohë të ndarë, përveç kësaj Tuna para një jave ka postuar disa video dhe foto në Snapchat duke bërë një set fotografik me veshjet e stilistit Valdrin Sahiti. Në fotot në Snapchat ajo ka qenë e veshur vetëm me një body pas trupit, një veshje që nuk mund të fshihte barkun e një nëne 7 muajshe shtatzënë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje