Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tuna, “e ftuar” nderi në “FWSK 2016”

Tuna, “e ftuar” nderi në “FWSK 2016”
May 16
22:38 2016

Tuna ka postuar pak minuta më parë një foto nga një pasarelë mode e veshur me firmën e saj të preferuar KTZ. Në Shkup, po zhvillohet këto ditë java e modës dhe pa diskutim që nuk mund të mungonte një nga emrat më të njohur të muzikëz shqiptare në Maqedoni.

Tuna në foto shfaqet e ulur në rreshtin e parë të të ftuarve, e veshur me një fustan shumëngjyrësh, i cili e bën të duket mjaft tërheqëse.

Kjo nuk është hera e parë që Sejdiu është pjesë e sfilatave të modës pasi disa muaj më parë ka qënë e ftuar në prezantimin e koleksionit të veshjeve KTZ, së bashku me partnerin e saj (ish partnerin tashmë), Cozman. Mediat në atë kohë shkruan se Tuna dhe Cozman do të ishin imazhe të firmës prestigjoze britanike që preferohet edhe nga artistë të njohur ndërkombëtarë si Rihanna, Kanye West, Rita Ora. Tuna vazhdon të mbajë në trup veshjet e kësaj firme në evente të ndryshme siç është edhe ky event mode në Shkup.

tuna12

Komento
Etiketimet
Shperndaje