Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tuna dhe Morena shkëmbejnë partnerët me njëra-tjetrën?

Tuna dhe Morena shkëmbejnë partnerët me njëra-tjetrën?
October 24
16:04 2016

Jemi mësuar tashmë që krahas historive të zakonshme të dashurisë në showbiz-in shqiptar, të mësojmë edhe për histori të tjera trekëndëshash të zjarrtë, ku për një arsye apo një tjetër, personazhet i hyjnë në “hak” njëri-tjetrit. Por ka edhe raste të tjera më komplekse, si ai i katërshes Cozman-Tuna-Patris Berisha-Morena Taraku.

Por çfarë i lidh këta me njëri-tjetrin?!

Të gjithë e njohim historinë dyvjeçare të dashurisë mes reperit Cozman dhe Tunës, e cila ka përfunduar pak muaj më parë. Fund i historisë që në fakt u vërtetua nga lajmi se Tuna është në një lidhje me vëllain e bashkëshortit të Nora Istrefit (dikur shoqe e ngushtë me Tunën), muzikantin Patris Berisha, me të cilin “zogu” është fotografuar së fundmi.

Ndërkohë, Patris ka qenë në një lidhje me këngëtaren Morena Taraku, e cila mendohet se ka nisur një lidhje me Cozman.

U komplikua pak si shumë historia? E vërtetë…

Ndërkohë që Tuna kalon krah Patrisit muajt e saj të shtatzënisë (së supozuar), Cozman jep sinjale se mes tij dhe Morenës ka diçka më tepër se shoqëri.

Pas lajmeve se ata frekuentojnë të njëjtën palestër dhe kanë të njëjtin instruktor, Cozman i bën të gjithë të dyshojnë nga një postim i tij në Snapchat, ku nxjerr një fotografi të qenit të Morena Tarakut, në shtëpinë e kësaj të fundit.

Një “shkëmbim” partnerësh ky që nuk e dimë nëse ka ardhur natyrshëm, apo është bërë për “hakmarrje”?

E teksa këto çifte të reja të showbiz-it shijojnë marrëdhëniet e tyre, ne vazhdojmë të kërkojmë të dhëna se cili është sekreti i kësaj ndërthurjeje kaq komplekse. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje