Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Truproja flet për marrëdhënien me Lady Diana dhe atësinë e Harry-t

Truproja flet për marrëdhënien me Lady Diana dhe atësinë e Harry-t
August 09
22:01 2016

Truproja e Princeshës së Uellsit, Diana, ka rrëfyer momente nga bisedat e tij me të, si i priti ajo akuzat  dhe si e plagosën atë gënjeshtrat e thëna lidhur me atësinë e Harry-t. Përqendruar në kujtimet e tij, truproja Ken Wharfe rrëfen se ai u shndërrua në një prej miqve më të ngushtë të saj.

“Shtrirë në shezlong, ajo mërmëriti: A e dini, me të vërtetë mendoj se tani mund të hap krahët lirshëm!” U ndjeva në siklet nga ky informalitet. Po të na shihnin në bisedë, mund të na cilësonin si një çift, apo si dy të dashuruar. Ne shpesh kemi rezervuar bileta avioni në emër të një çifti të martuarish, të udhëtonim si  Z. dhe Znj. Hargreaves.”, tregon ai.

“Pas lindjes së Harry-t, martesa ime me Charles mbaroi. Unë sinqerisht që u përpoqa, por ai thjesht nuk donte. Ne nuk kemi fjetur më në të njëjtin shtrat për dy vite.”, mësohet të ketë thënë Diana. Wharfe shton se princesha Diana kishte tentuar edhe vetëvrasjen. “Ishte një thirrje për ndihmë, por askush nuk e dëgjoi kurrë”, thekson ai.

Ken Wharfe ndalet edhe tek një episod mes Dianës dhe Mbretit të Spanjës, Juan Carlo, si ai e adhuronte, por dhe tek marrëdhënia e saj me oficerin e Kalorësisë, James Hewitt. “Jam bërë pjesë e shumë prej sekreteve të saj. Shndërrohesha në një kuzhinier teksa princesha dhe i dashuri i saj rehatoheshin në divan.”, shprehet ai.

Më tej truproja rrëfen se Princesha Diana u mërzit shumë kur dëgjoi thashethemin se i biri Harry ishte fryt i marrëdhënies me oficerin e Kalorësisë, një thashethem dashakeq që ende vijon të qarkullojë gati 19 vjet pas vdekjes së saj.

“Një krahasim i thjeshtë i datave provon se është e pamundur për Hewitt të jetë babai i Harry-t. Harry ka lindur më 15 shtator 1984, që do të thotë se ai është ngjizur rreth Krishtlindjeve të 1983-it, kur vëllai i tij, William, ishte 18 muajsh. Diana nuk e ka takuar James Hewitt deri në verën e vitit 1986.”, shprehet Wharfe teksa tregon më tej për situatat që përshkuan lidhjen e saj me Hewitt.

“E paralajmërova të bënte kujdes me ndjenjat që shpaloste në letrat e panumërta, por ajo s’dëgjonte. Mendoj se Lady Diana ishte më tepër e dashuruar me idenë e të qënit e dashuruar me një hero lufte.”, tregon ai më tej. /Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje