Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Truproja e Kayne West: “Ai është 10 herë më i keq nga ç’duket në media!”

Truproja e Kayne West: “Ai është 10 herë më i keq nga ç’duket në media!”
May 24
13:23 2016

I keni parë ata që mbrojnë personazhet e famshëm kur shfaqen në publik? Epo jo vetëm që i mbrojnë këto personazhe, por edhe dinë pothuajse gjithçka rreth tyre.

Steve Stanulis, truproja e Kayne West, ka treguar së fundmi për “The Sun”.

“Jam kujdesur një herë për të bijën e tij dhe kam kuptuar se ishte më e lehtë të kujdesesha për të sesa për të atin.

Kam punuar me dhjetëra yje dhe diva, por ai është komplet ndryshe. Kayne West është 10 herë më i keq se ç’duket në media”, – ka thënë ish-polici.

Ai gjithashtu ka shtuar: “Ne u drejtuam për në studion e tij një ditë dhe ndaluam në ashensor. Ai qëndroi për disa minuta aty, me krahë të kryqëzuar dhe pyeti: “Nuk po e shtyp butonin?” Ai madje u inatos aq keq një ditë vetëm se unë isha shfaqur në një foto të tij të shkrepur nga paparacët”.

Stanulis u pushua nga puna natën e “MetGala”-s pasi kishte ndenjur pak minuta në korridor me të shoqen e reperit West, Kim Kardashian.

“Ai është njeriu më i ulët që kam takuar ndonjëherë”, – e ka mbyllur deklaratën e tij ish-polici.

Komento
Etiketimet
Shperndaje