Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trupi perfekt i J.Lo, këshilla nga instruktori personal

May 12
13:52 2016

 

Instruktori i Jennifer Lopez ju jep këshilla se si të ushtroheni për të pasur një trup seksi.

Lopez ka vërtet një nga trupat më seksi dhe të palestruar në botën e showbizz-it e për format e saj është folur gjatë në mediat botërore. Instruktori i saj, David Kirsch, shprehet se të kesh forma të atilla nuk është aq e lehtë sa mund të imagjinohet, pasi kërkon punë dhe përkushtim.

Këngëtarja 46-vjeçare ndjek një program ushtrues që vë në punë gjithë muskujt e trupit dhe, përveç kësaj, bën ushtrime specifike për këmbët dhe vithet. “Kick box”, ushtrimet aerobike dhe balancuese  janë pjesë e pandashme e planit ditor të Jennifer, që sipas David janë shumë intensive.

“Gjithçka lidhet me përbërjen e trupit. Zoti e ka bekuar me të pasme të rrumbullakosura vërtet, por Jennifer është këmbëngulëse. Ajo tashmë po punon me peshat dhe vrapin ndërsa për barkun preferon ushtrimet me “topin suedez”,- ka thënë instruktori personal i J.Lo.

Etiketimet
Shperndaje