Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump konfirmon: Do të kthej 3 milionë emigrantë të paligjshëm e do të ndërtoj murin me Meksikën

Trump konfirmon: Do të kthej 3 milionë emigrantë të paligjshëm e do të ndërtoj murin me Meksikën
November 13
22:53 2016

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka konfirmuar edhe njëherë tjetër qëndrimet e tij ekstreme për sa i përket ndërtimit të murit me Meksikën dhe kthimit pas të miliona refugjatëve klandestinë.

“Ajo çfarë do të bëjmë është se do t’i dëbojmë njerëzit që janë kriminelë dhe kanë histori kriminale, grupet kriminale, shpërndarësit e drogës, mbase dy apo tre milionë prej tyre, nga vendi ynë”,- tha Trump.

Qëndrimin e tij ai e ka konfirmuar në një intervistë në televizionin CBS, duke shkaktuar edhe njëherë tjetër një valë reagimesh të forta në vend. Këto deklarata të tij vijnë në një moment kur Amerika është përfshirë në një valë të fortë protestash, kryesisht në bregun perëndimor, kundër zgjedhjes së tij si president i SHBA-ve.

8000 persona dolën në rrugë në Los Angeles kundër zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-ve. Ata kundërshtojnë politikat e Trump-it, të cilat ai i premtoi gjatë fushatës elektorale, për mjedisin, emigracionin apo të drejtat e komunitetit LGBT. Kjo është dita e katërt e protestave.

Komento
Shperndaje