Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump fiton zgjedhjet, ja reagimet e pazakonta të personazheve të showbiz-it në SHBA

Trump fiton zgjedhjet, ja reagimet e pazakonta të personazheve të showbiz-it në SHBA
November 09
10:51 2016

Një pjesë e mirë e personazheve publike në të gjithë botën kanë qenë në kampin pro Hillary Clinton dhe janë shprehur mjaft entuziastë përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt presidencës. Mirëpo, çuditërisht, ashtu sikurse ata nuk e prisnin, presidenti i ri i SHBA-ve është zgjedhur Donald Trump. Sigurisht, ata kanë mbetur mjaft të habitur dhe të zhgënjyer dhe i kanë përcjellë ndjesitë dhe mendimet e tyre në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

Ariana Grande: “Kjo është gjëja më e tmerrshme”.

Ellen DeGeneres: “Hillary Clinton, sido që kjo natë të përfundojë, unë jam shumë krenare dhe me fat që kam një mike si ti”.

Kristen Bell: “A ka ndonjë tjetër që do të largohet nga vendi pas kësaj?”

Demi Lovato: “Ku është zana çudibërëse kur kemi nevojë për të?”

Zoe Saldana: “Realisht që kjo është e tmerrshme. Racizmi është shumë pranë, shumë, shumë pranë”.

Khloe Kardashian: “Nuk duhej të ishte kështu”.

James Corden: “Kjo është ndjesia e Brexit”.

Ndërkohë që edhe aktivistë të tjerë, që janë ose jo pjesë e showbiz-it, por që megjithatë kanë një influencë të madhe në botën mediatike amerikane, kanë shprehur habinë e tyre për rezultatin e zgjedhjeve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje