Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trondit Eliza Dushku: “Jam përdhunuar në moshën 12 vjeçare!”

Trondit Eliza Dushku: “Jam përdhunuar në moshën 12 vjeçare!”
January 13
15:58 2018

 

 

Duket se skandalet seksuale në showbizz nuk kanë të mbaruar edhe këtë vit.

Teksa i gjithë Hollwood-i po “zien” nga akuzat për ngacmime, përdhunime dhe dhunë seksuale mes aktorëve, regjizorëve dhe producentëve, një aktore mjaft  e njohur shqiptare ka treguar rastin e saj personal.

Bëhet fjalë për Eliza Dushkun e cila ka postuar një status të gjatë ku tregon se në moshën 12 vjeçare, teksa xhironte filmin “True Lies” është ngacmuar seksualisht nga një prej koordinatorëve kryesore të efekteve speciale në Hollywood., Joel Kramel.

“Që nga ajo kohë jam menduar se si ta tregoj këtë gjë”, – shkruan Eliza. “Ja kam treguar vetëm prindërve, dy miqve dhe një prej vëllezërve të mi, më të cilët menduam se ishte herët për të folur për këtë tabu”

“Më kujtohet si sot para 25 viteve, kur Joel më bëri të ndihem e veçantë dhe ndërtoi te unë dhe prindërit e mi besimin si të qe mik familjeje. Kështu, i mbushi mendjen babait tim të më çonte me pushime në Miami dhe më kujtohet aq mirë se si më dha drekën me sushi. Më pas uli dritat e dhomës, uli temperaturën e kondicionerit dhe më vendosi një film në dhomën me një shtrat. Më pas iku në tualet dhe kur u kthye ishte totalisht i zhveshur. Më pas më shtriu në shtrat dhe filloi të më fërkonte. E më tha: Oh, ti mos bëj sikur nuk të pëlqejnë hiret e mia!”, – tregon më tej aktorja shqiptare.

“Unë isha 12 vjeçe dhe ai 36”, – rrëfen Eliza. “Përgjatë gjatë gjithë kohës që isha në set me të, unë bëja çdo punë të tijën. Ai supozohej të ishte kujdestari im, por jo, ai ishte dhunuesi im. Jeta ime ishte në duart e tij.”

“Të ndaja këtë histori me ju më sjell një qetësi dhe motiv për të vazhduar!”, – përfundon aktorja shqiptare. /Blitz.al/

Shperndaje