Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Triumfon Anxhela Peristeri në “YFSF”

Triumfon Anxhela Peristeri në “YFSF”
June 07
00:02 2016

 

Pas 12 puntatash, të edicionit të parë të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, finalja është mbyllur me një fituese dhe ajo ka qenë  Anxhela Peristeri.

Mes shumë personazhesh femra dhe meshkuj, Anxhela ka imituar shumë këngëtarë të huaj e shqiptarë. E ka nisur spektaklin e para si Albërie Hadërgjonaj dhe pikërisht ajo e mbylli nën interpretimin “At last” të Etta Jame, pas fitores. Gjatë mbrëmjes secili nga këngëtarët ka interpretuar një duet me njërin prej kolegëve. Njëherë si Lara Fabian, si Pink, si Anna Visi, Albërie Hadërgjonaj , Andrea Bocelli, Aretha Franklin e shumë të tjerë, Anxhela ka realizuar disa nga performancat më të bukura të këtij spektakli, duke merituar kështu edhe fitoren.

Shperndaje